Vetēm pak kohë pasi LDK paralajmëroi mocion vitëbesimi ndaj Qeverisë, kryeministri Kurti ka paralajmëruar konferencë për media.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, Kurti do të mbajë konferencë për media nga ora 21 e 30.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se kane iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

“Nëse nuk heqim taksën atëherë SHBA-të mund të tërheqin trupat. Gjithashtu edhe Contuor Global ka dhënë dorëheqjen nga Kosova e Re. Gjithashtu sot ka ndodhur një veprim i papritur duke u shkarkuar një minister, pa u konsultuar me mua dhe ne kundërshtim me marrëveshjen. Eshtë një veprim që tregon se zoti Kurti nuk do të bashkëpunojë me ne dhe ne kemi vendos te iniciojme mocionin e mosbesimit.Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

MUND TË JU PËLQEJNË