Kryeministri Albin Kurti ka folur mbi tentim puqin e shtetit në Këshillin e Sigurisë.Ai ka theksuar se natën vonë ministri i LDK-së, Agim Veliu ka dalë me të njëjtin mendim me Presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kjo seancë për mocion mosbesimi që ju mendoni se e kam për ambiciet e mija politike nuk eshtë e tillë. Nuk është çështja këtu me heq tarifën por me heq reciprocitetin.

Në mbramje kur tentua, puqi i shtetit, doli ministri i LDK-së, Agim Veliu dhe mbështeti Presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Unë nuk e ndryshoj vendimin dhe për këtë arsye nuk i thirra më herët se sa shpallja e vendimit zotin Mustafa dhe zonjën Osmani sepse unë nuk e ndryshoj mendimin” ka thënë Kurti raporton Gazeta Blic.

MUND TË JU PËLQEJNË