Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që t’ia zvogëlojë buxhetin Zyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga 4.6 milionë euro sa kishte në vitin 2019, në buxhetin që pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, Hashim Thaçi do të këtë në dispozicion për vitin 2020 vetëm 3.9 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.

Më saktësisht, në bazë të projektligjit për buxhet të miratuar nga Qeveria e Kosovës, 664 mijë euro do të jenë më pak buxhet për Presidencën.

Në këtë mënyrë, Presidenca do të ketë më pak para për shpenzimet e saj të përgjithshme, si për mëditje dhe mallra e shërbime.

Këto janë dy kategoritë në të cilat janë parashikuar të zvogëlohen mjetet buxhetore për vitin 2020.

MUND TË JU PËLQEJNË