Albërie Hadërgjonaj dhe vajza e saj Anxhelina, mbrëmë kanë festuar pranë emrave të njohur.

Albërie Hadërgjonaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga ndeja e mbrëmshme që u organizua për ditëlindjen e grimerit, Ariel Tejada.

Kjo ndejë ishte organizuar nga Kylie Jenner, e cila i kishte ftuar edhe Anxhelinën dhe Albërien.

Këngëtarja ka publikuar së fundi një fotografi, në të cilën shfaqet me Arielin, Anxhelinën, Kylien dhe të ftuarit e tjerë në ndejë.

“Nata e kaluar ishte zjarr. Urime ditëlindjen Ariel. Faleminderit Kylie Jenner që na ftove. Ju dua të gjithëve shumë. E lumtur që ju pash të gjithëveÇdonjëri këtu e bëri ditën e tij shumë speciale!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË