Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi, po vazhdon të jetë në krye të faqes rozë.

Jo vetëm ai, është e gjithë familja Muqiqi që komentohet jashtëzakonisht shumë si në aspektin profesional ashtu edhe privat, shkruan “Kosovarja”.

Pasi që sot feston ditëlindjen motra e tij Biona Muqiqi, ai zgjodhi një foto mjaft interesante për urimin e saj.

Përveç urimit me domethënie, gjithë vëmendjen në këtë imazh e merr stili i këngëtarit duke shfaqur veten në moshë të re.

Pra, jemi mësuar gjithmonë duke e rifreskuar Instagramin me foto aktuale, këtë herë ai nuk hezitoi që ta shfaq veten në rininë e tij, e që tashmë duket krejt ndryshe.

Këngëtari tani është baba i tre fëmijëve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË