Alban Skenderaj po kalon një javë mjaft të ngarkuar.

Alban Skenderaj këtë javë e ka kaluar në shtetin italian saktësisht në Firenze ku ka mbajtur edhe një koncert.

Këngëtari me anë të një postimi bëri të ditur se është një javë e rëndësishme për të, dhe gjatë kësaj periudhe ai është duke xhiruar një klip, por nuk e bëri të ditur se çfarë është ajo.

“Duke xhiruar dicka interesante!

Mesa duket kjo eshte java Italiane per mua pasi mbas performances ne Firenze, do jem disa dite me familjen time ne Pistoia, te shtunen serish ne nje koncert ne teatrin te Aglianes, nje zone qe une njoh shume mire dhe te henen ne Tirane do kem kenaqesine te jem pjese dhe te nderohem me nje cmim ne nje event per promovimin e gjuhes italiane nga Ambasada Italiane ne Shqiperi. Jam i bindur se shume nga ju, ashtu si une, ne menyre direkte apo indirekte jane influacuar dhe frymezuar ne jete nga kjo gjuhe melodioze dhe ky shtet i cili ka qene, eshte dhe do te jete mik i shqiptareve. Me krenari mund te them tashme se shqiptaret qe jetojne ne Itali jane intergruar ne menyre shembullore ndersa ata qe jetojne ne Shqiperi si per muziken, kinematigrafine, moden, ushqimin etj e ndjejne Italine afer me shume se cdo shtet tjeter”, ka shkruar Albani në Instagram. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË