Alban Skënderaj është një prej këngëtarëve më të dashur. Ai ka fituar zemrat e publikut falë këngëve të dashurisë ku tregohet më së miri dashuria që ka ndaj bashkëshortes, Miriamit.

Pak ditë më parë, Albani tregoi se Miriami është sërisht në pritje të ëmbël dhe së shpejti presin të sjellin në jetë një tjetër engjëll.

Albani po vazhdon koncertet recitale dhe destinacioni i rradhës për është qyteti i Lushnjës, ashtu siç e ka treguar në një postim të bërë në Instagram.

“Jam shume i lumtur qe rikthehem ne Lushnje mbas shume vitesh. Nje qytet i vecante per mua. Ndoshta shume nuk e dine por Lushnja eshte edhe qyteti im i lindjes ”-shkruan Albani.

Në mendjet tona gjithmonë figuronte ideja se Albani ishte nga Vlora, por e vërteta e kësaj historie është disi më ndryshe.

Nga ‘’new31.al” është mësuar se artisti lindi në Lushnjë pasi babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në këtë qytet.

Pas disa vitesh ata u rikthyen sërish në Vlorë, aty ku Albani kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo”.

Me siguri këtë informacion e dinin shumë pak persona dhe artisti zgjodhi këtë rast për ta bërë publike.

MUND TË JU PËLQEJNË