Një ndër emrat që i ka sjellë këngë e hite të bukura e të pëlqyera publikut është edhe Alban Mehmeti.

Krijuesi i baladës së shndërruar në hit ‘Ballë për ballë’, tani është ndër më të kërkuarit edhe për dasma e ahengje të ndryshme familjare, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari Mehmeti krahas jetës muzikore gëzon edhe një jetë të lumtur bashkëshortore me Fjolla Svircën dhe dy djemtë e tyre.

Por, si rrallëherë sot Albani na prezanton me dikë tjetër të familjes së tij të ngushtë. Janë këta vëllai dhe kunata e tij ku shihen duke kaluar kohë së bashku.

Ndryshe, projekti i fundit i Albanit është ai me titull “Më mungon”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË