Aktorja e njohur e filmave si dhe serialeve në Turqi, Meltem Miraloğlu këto ditë i dha fund martesës me bashkëshortin 48 vjet më të vjetër.

Çifti ishin martuar fshehurazi dhe martesa e tyre zgjati vetëm tre muaj, transmeton rtv21.tv

Sipas mediave turke 32 vjeçare ndihej e dëshpëruar me jetën e saj që e filloi në Amerikë afër miliarderit të quajtur Patrickle, prandaj mori këtë vendim dhe nisi procedurat e divorcit.

Meltem Miraloğlu do vazhdojë të jetojë në Amerikë pas ndarjes, por do të largohet nga shtëpia ku jeton me amerikan 80-vjeçar. Kujtojmë se para kësaj martese, aktorja në vitin 2016 ishte martuar edhe me regjisorin Tayfur Aydın po dyshja u divorcua në 2017-ën.

MUND TË JU PËLQEJNË