Aktorja e njohur amerikane Gwyneth Paltrow është takuar rastësisht me ish burrin e saj Chris Martin i cili ishte me të dashurën e tij Dakota Johnson në Aspen.

Ata dikur ishin çift dhe ishin mjaft të përfolur nëpër media derisa i dhanë fund lidhjes së tyre, shkruan DailyMail.

Gwyneth Paltrow, 47 vjeç dhe Chris Martin, 42 vjeç, që nga ndarja, kanë provuar të jenë miq, madje shpesh herë kanë kaluar kohë së bashku me të dashurit e tyre të rinj, transmeton Indeksonline.

Kështu ndodhi edhe të dielen, me themeluesin e ‘Goop’ së bashku me Chris dhe të dashurën Dakota Johnson, 30 vjeç, derisa ishin në Aspen të Kolorados duke shijuar një ditë në dëborë.

Ata u panë në të njejtin vend, teksa Chris ishte dorë për dore me të dashurën e tij Dakota.

Kujtojmë që dyshja ishin së bashku nga viti 2003 deri në 2016 dhe së bashku kanë 2 fëmijë.

MUND TË JU PËLQEJNË