Linda Lusardit i është përkeqësuar gjendja.

Linda Lusardi, 61 vjeç, ka nevojë për më shumë oksigjen, pasi u shtri në spital me COVID-19, shkruan DailyMail.

Aktorja është vendosur në oksigjen dhe një javë pasi u diagnostikua me koronavirus, asaj i nevojitet më shumë oksigjen.

61 vjeçarja u shtri në spital të premten e kaluar dhe së fundi ajo pranoi me lot në sy se është në prag të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Të martën, burri i Lindës, Sam, 51 vjeç, njoftoi për shëndetin e gruas së tij dhe u tha fansave se ajo ishte vendosur në oksigjen dhe gjendja e saj ishte e dobët.

Në një postim Sam tha: ‘Asnjë ndryshim i vërtetë në Linda sot, kam frikë. Ajo ka qenë e njëjtë që nga mbrëmë.’ Ende me oksigjen dhe akoma e shumë dobët. Ajo po ha dhe pi rregullisht. Thjesht ka nevojë për nivelet e saj të oksigjenit për të filluar kujdesin për veten përpara se të ndodhë diçka tjetër”.

Ai falënderoi të gjithë për mesazhet dhe tha se aktorja do ta fitojë këtë betejë.

Të dy Linda dhe burri i saj Sam, 51 vjeç, u shtruan në spital të premten e kaluar pasi kishin simptoma COVID-19 më herët gjatë javës.

Linda kishte shkruar se ekipi mjekësor po kujdesen për shëndetin e saj.

 

MUND TË JU PËLQEJNË