Mbrëmë rreth orës 20:08 ne rrugën Prishtinë-Pejë, në fsh. Zahaq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale.

Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMË’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

MUND TË JU PËLQEJNË