Sot në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ngasësja e veturës është shoqëruar për në stacion.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës”, ka thënë Ahmeti./GazetaExpress

MUND TË JU PËLQEJNË