Një aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur pas mesnatës, prej ku mbetën të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:00,kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në aksident kanë qenë i përfshire një automjet .

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

MUND TË JU PËLQEJNË