Një aksident ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Podujevë-Prishtinë ku i vdekur mbeti këmbësori që u godit nga një veturë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se njësitet policore janë duke bërë ekzaminimet.

“Me datën 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori”, ka thënë Krasniqi.

“Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull. Njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend ngjarje”.

MUND TË JU PËLQEJNË