Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme mes dy kamionëve tek vendi i njohur si Ura e Gjakut në Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Ndryshe në aksident janë përfshirë dy kamionë, , njëri i Kompanisë Uniteti dhe njëri kamion me tabela të Novi Pazarit.

Sipas dëshmitarëve ka të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË