Të gjithë e njohin Ajkune Ahmetaj për shkak të suksesit të saj si artiste e parukerisë. Ajo bënë mrekulli në flokët e klienteve, e që janë të shumtë në numër.

Ajkuna, jeton, punon e vepron në Zvicër, por ka kliente edhe një mori emrash të famshëm që ia besojnë flokët vetëm duarve të saj.

Ajkuna ka edhe lipstick-un e personalizuar që tashmë është shndërruar në brend shumë të popullarizuar e të shitur. Linja e parë e buzëkuqve të markës “Ajkune Lipstick” është shitur në kohë rekorde dhe tashmë artistja ka lansuar linjën e re, me dizajn, nuanca dhe specifika ekskluzive.

Linja e re e lipstick-ëve të Ajkunes vjen me këto karakteristika:

-Rezistent ndaj ujit, janë mat (pa shkëlqim), janë në dispozicion të gjitha nuancat, kanë në përmbajtje vitamina që mbrojnë buzët dhe janë prodhuar në Itali, që do të thotë se kualiteti është i garantuar.

Edhe kjo linjë ka arritur të thyejë rekord, pasi për vetëm 48 orë janë shitur mbi 50 përqind e sasisë së prodhuar, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË