“Ajkune Professional” është një nga sallonet për frizer më të njohur në Evropë. Shqiptarja Ajkune Ahmetaj, ka arritur që të dëshmohet fuqishëm dhe ta bëjë markën e saj tejet të popullarizuar.

Falë talentit, profesionalizmit, kreativitetit dhe pa dyshim angazhimit të madhë, Ajkunja ia ka dalë të jetë kjo që është, e njohur dhe e pëlqyer gjithëandej.

Klientet e saj janë të të gjitha nacionalitëteve, gra të profileve të ndryshme, ndër to edhe shumë të njohura, të fuqishme dhe të guximshme.

Vetëm një “shëtitje” e shpejtë në faqen e saj në Instagram, të bënë të kuptosh që “Ajkune Professional” përditë vizitohet edhe nga këngëtaret tona më të famshme, si Elvana Gjata, Adelina Ismaili, Dafina Zeqiri, Tayna, Dhurata Dora, Kida, Luana Vjollca, e shumë të tjera.

Ajkunja, ka edhe lipstick-un dhe ngjyrën e glokëve me emrin e saj, tashmë të njohura gjërësisht për cilësinë e jashtëzakonshme që posedojnë.

Së fundi, sallonin e frizeres së VIP-ve, e ka vizituar edhe teta Gjyli, që me sa duket ka dalë shumë e kënaqur.

Shikoni dhe të kënaqeni së qeshuri.

MUND TË JU PËLQEJNË