Tashmë të gjithë e dijmë se këngëtari i njohur Blero shumë shpejt do ti jap fund beqarisë.

Ai në shtator të këtij viti pritet të kurorëzojë dashurinë e tij me martesën me modelen Afrona Dikën, shkruan Kosovarja.

Meqë nuk na ndan edhe shumë kohë nga dasma e tyre që padyshim pritet të jetë madhështore, i gjithë publiku është bërë i etur se çfarë po bëjnë çifti këto ditë dhe a janë duke u bërë gati për natën e tyrë të rëndësishme.

Ashtu edhe siç është pritur, Blero dhe Afrona kohë pas kohe po vijnë me diçka të re, duke u parë të emocionuar për atë që pritet të ndodhë më vonë.

Pak më shumë aktivitete kemi nga bukuroshja shqitare Afrona, e cila çfarëdo që ka ndjerë dhe ka pasur të ndajë me të tjerët e ka bërë pa hezitim.

Pasi nuk e ka problem të tregojë gjithçka rreth vetes, atëherë shumë më të lehtë e ka pasur që të vijë edhe me këtë postim të fundit.

Ajo se çfarë tregoi sot ishte se përkundër të gjitha angazhimeve që ka, nuk ka harruar të kujdeset edhe pak për veten, duke na bërë me dije se edhe palestra është bërë pjesë e përditshmërisë së saj, ku padyshim po kujdeset që jo vetëm të duket e bukur në ditën e saj të veçantë, por edhe të mbizotërojë me linjat e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË