Afrim Muqiqi së fundmi ishte i ftuar në emisionin “NIN” ku në rubrikën “Hajde ose thuaje” këngëtari nuk e pati problem aspak të përgjigjej, pavarësisht pyetjeve të sikletshme.

Por, në mesin e pyetjeve të sikletshme ishte dhe ajo rreth raportit të këngëtarit me Ramadan Krasniqin – Danin.

Muqiqi u pyet se cila ishte arsyeja pse nuk flet me Danin, e që nuk hezitoi të përgjigjej aspak.

“Me Ramadan Krasniqin nuk është e vërtetë se nuk flas, se tash po flas. Kemi pasur një keqkuptim të cilin e kemi kaluar. Arsyeja ka qenë për një punë zëvendësimi në një mbrëmje të maturës ku isha i ftuar në Suedi dhe aty u ngatërruam për punë të termineve. Por, duke pasur parasysh të kaluarën që unë e kam zëvendësuar kolegun tim të nderuar ndoshta mbi 30-40 herë, dhe ai nuk qe në gjendja të ma kthejë një herë, dhe ai ka qenë konfrontimi”, tha hapur Muqiqi./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË