Këngëtarja drenicase po vazhdon të flitet për linjat e saj trupore e paraqitjet e saj plotë stil.

Megjithë karrierën e gjatë në skenën muzikore, Afërdita Demaku me pamjen e saj lë përshtypjen se është në fillimet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo kohët e fundit ka befasuar për të mirë me ndryshimet pas humbjes së peshës.

Kaq në formë, energjike dhe të bukur se kemi parë asnjëherë.

Pavarësisht angazhimeve në karrierë, Afërdita nuk ndalet me shetitjet e shumta dhe të shpeshta.

E në pozat që publikon me bashkëshortin duken si një çift adoleshentësh.

Kurse së fundi ajo vjen me një storie pak më serioze se herave tjera.

Me syze dielli në veturë bashkë Afërdita shfaqet me bashkëshortin ku tregon se po ndodhen në Gjermani./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË