Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj po jeton si në përralla.
Afërdita Dreshaj është martuar me hokeistin çek Jakub Kindl dhe shpesh herë ka treguar se pranë tij ndihet tejet e lumtur.

Në një moment romantik dyshja shihen edhe në foton e fundit të publikuar në Instagram.
‘’Në krahët e tu, përgjithmonë’’, ka shkruar Afërdita pranë imazhit të postuar ku edhe ka pranuar komente të ndryshme nga ndjekësit.

Jeta private e modeles shqiptare ka qenë gjithmonë e komentuar, kjo për shkak të disa kthesave që ka kaluar, mirëpo duket se tani ato janë shuar dhe biondina joshese po ndihet e qetë si asnjëherë më parë.

MUND TË JU PËLQEJNË