Kontributi i njerëzve për atëdheun është në fusha e mënyra të ndryshme. Jo veç me pushkë në dorë, por edhe me fjalë e zë mbrohet e duhet vendi.

Në këtë aspekt shumë këngëtarë shqiptarë i kënduan atëdheut edhe atëherë kur ishte e ndaluar dhe e rrezikshme, shkruan “Kosovarja”.

Mbase jo vec për vendin, por edhe për shoqërinë, familjen e të mirën e përgjithshme Afërdita Demaku i dha shpirt këngës.

Gjenerata u rriten me zërin projektet e saj, e cila vazhdon të jetë e dashur e afërt dhe shumë e suksesshme.

Këngëtarja nuk po ndalet as në ditët e sotme, e duket sikur i është shtuar energjia, vullneti për tu paraqitur sa më mirë para publikut.

Këngët e saj po arrijnë numër record të shikueshmërisë, e kjo po bën që ajo të mos ndalet me punë e projekte të reja.

Me një fustan të bardhë ku duket si nuse, Afërdita po paralajmëron një projekt të ri.

Padyshim që do jetë diçka madhështore, siç di ajo./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË