Afërdita Demaku jo më kot konsiderohet si zëri më i mrekullueshëm i skenës kosovare.

Prezenca e saj në skenën muzikore ka bërë që këngëtarja të krijojë një karrierë të bujshme e të mbushur plot e përplot me suksese, shkruan “Kosovarja”.

Ka kohë që këngëtarja është duke paralajmëruar një projekt gjigant të cilin e ka xhiruar në Tajlandë.

Por, para se të lansojë projektin ajo nuk ka hezituar të na prezantojë paraqitjet se si do të duket në videoklip, e në të cilat padyshim që është treguar mjaft me stil.

Me fustan të bardhë ajo po duket e thjeshtë, e freskët që po ngjason në zanat e malit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË