Këngëtarja shumë e dashur për publikun Afërdita Demaku, po vazhdon të jetë produktive në karrierën e saj.

Ajo numëron suksese të shumta dhe po vazhdon duke i rezistuar kohës të jetë nga më të pëlqyerat, shkruan “Kosovarja”.

Afërdita viteve të fundit u përfol shumë për ndryshimet e dukshme në pamje. Këngëtarja humbi peshë duke i rikthyer linjat trupore si të një njëzet vjeçare.

E nga kjo kohë pozat joshëse dhe paraqitjet me shumë stil nuk munguan nga Afërdita.

Ajo këtë ditë vikendi e kalojë në një nga bukuritë e Kosovës, Prevalla. Bashkë me burrin e saj, Afërdita shijoi borën dhe kohën me diell në Prevallë. E fotoja e realizuar gju më gju me bashkëshortin, mori vëmendje dhe komente të shumta.

“Me shoqerin e ❤️ne bukurit e 🇽🇰”, shkroi ajo krahas imazheve në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË