Afërdita Demaku është ndër zërat më melankolikë që ia thotë këngës me shumë dëshirë e përkushtim.

Këngëtarja e dashur tashmë ka bërë një shtrirje të gjerë të projekteve, që janë pëlqyer dhe janë dëgjuar nga secila gjeneratë, shkruan Kosovarja.

Për talentin që ia ka falur Zoti, e ka dëshmuar me qindra herë, e askund tjetër nuk e ka nxjerrë në pah zërin e saj përveç se në mbrëmje e ahengje familjare.

Por, sa është kënaqur dhe zbavitur edhe vet në secilin gëzim familjar që ka marrë pjesë edhe iu ka pa hajrin goxha mirë.

Kjo sepse pas të gjitha këtyre angazhimeve, e ka mbushur gjepin mjaft mirë me të ardhura duke fituar shumë të mëdha ngado që ka marrë pjesë.

Tani, atë po e shohim vetëm nëpër pushime e vende të ndryshme, duke shijuar jetën në maksimum.

Për më shumë, ti lëmë imazhet të flasin në vazhdim, përderisa Afërdita ia thotë sefasë shumë mirë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË