Adelina prezanton dhomën e Jonit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri para një jave u bë nënë për herë të parë, shkruan rtv21.tv.

Ajo u bë nënë e një djali të cilin e quajti Jon. Me të ardhur në këtë botë Joni mori vëmendjen e madhe të shtypit rozë. Ani pse këngëtarja nuk ka postuar ende fotografi të bebes, ajo herë pas herë për ndjekësit e saj ndanë gjëra që i përkasin atij.

Kështu së fundit Adelina ka postuar disa video të dhomës së djalit e cila është e gjitha në ngjyrë të bardhë me disa elemente në ngjyrë të kaltër. Me këto ngjyra ishte i organizuar edhe festa e pritjes së bebes, ku të ftuarit ishin të detyruar të vishnin rroba me ngjyrën e bardhë.

MUND TË JU PËLQEJNË