Adelina Ismajli ka dhënë disa deklarata për natën finale të festivalit të 58-të të këngës.Me disa postime në Instagram, Adelina tregon se është gëzuar për fitoren e Arilenës.

Po përveç kësaj ajo ka shprehur edhe disa reagime të ashpra për disa kërkesa që Elvana Gjatë i është bërë e padrejtë sepse sipas tyre ajo ka merituar çmimin.

‘Ku është ajo Shqipëria që dikur kishte çmuar artin mbi të gjitha? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They Don’t Care About Us”. E admirova sepse për herë të parë pas shumë kohe po shihja një shqiptare që po shkatërronte skenën dhe mua me energjinë. Nuk i kishte buzët e fryra. Nuk tërhiqte zvarrë pas vetës shërbëtorë të mjerë që paguhen me byrek, as nga Kosova dhe as nga Maqedonia’. Arilena ka më shumë sukses ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoëbizznesit të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë. Është faji i jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarë e rrobaqepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë’, ka shkruar Adelina.

Kujtojmë se është organizuar një komunitet i tërë në Shqipëri kundër fitores se Arilenës, madje disa fansa kanë nisur edhe një peticion që ti merret fitorja asaj.

E në krah të Elvanës kanë dalë edhe disa këngëtarë e prezantuesh mediash, në mesin e të cilëve edhe mikja e Elvanës, Alketa Vejsiu e cila mbrëmë prezantoi festivalin e 58-të të këngës në RTSH.

Më poshtë mund t’i lexoni statuset e Adelina Ismajlit./Blic

 

MUND TË JU PËLQEJNË