Adelina Ismaili edhe njëherë doli hapur në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka shprehur mirënjohje për këngëtaren e njohur Adelina Ismaili për mbështetjen që i ka dhënë kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram me një foto ku shihet pranë Adelinës dhe bashkëshortit të saj Valit.

Foto të cilën më pas e ka ripostuar edhe vetë Adelina e cila ka thënë se është gjithmonë krenare./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË