“Ju jeni gjithqka”, janë fjalët për bashkëshortin, me të cilat nisi ditën sot këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Ismaili.

Bukuroshja shfaqet në veturë me personin e zemrës, për të cilin ka shfaqur gjithmonë respekt e dashuri, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e shumë hiteve e cila dikur ishte e para për çdo gjë dhe sot mbetet akoma e pakrahasueshme për stilin, muzikën e paraqitjet e saj.

Adelina për një kohë ishte larg muzikës por prehjen dhe ngrohtësinë e gjeti tek familja, bashkëshorti dhe djali i saj.

Ajo e ka dëshmuar me kohë se është e dashuruar ‘kokë e këmbë’ ku shpesh bën dedikime speciale për Valin, siç bëri edhe sot.

Adelina vazhdon të kujdeset për fizikun e saj, duke u shfaqur gjithmonë në formë.

Kurse sa i përket muzikës projekti i fundit i Adelinës titullohet “Qikat” të cilën e solli në bashkëpunim me Rina Balajn./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË