Jam 27-vjeçare, jetoj në rrethin e Prizrenit, kam humbur çdo gjë për një djalë që e dua dhe mendoj se më ka dashur edhe ai mua, meqë jemi në lidhje qe nëntë vjet.

Që nga mosha 19-vjeçare kam filluar me të dhe kurrë nuk kam pasur probleme. Por, para tre muajsh vendosi të shkojë në Zvicër, prej nga më nuk është kthyer.

Po dëgjoj se ai do të mbetet atje. Për lidhjen tonë dinë familjet tona, të cilat kanë bindjen se çdo gjë duhet ta zgjidhim unë dhe ai, pa ndërhyrje anash.

Të lutem, a do të jemi së bashkë, sepse unë vetëm atë e dua dhe si do të jetë e ardhmja e tij?

“E humbura”

Përgjigje:
Jeni qe nëntë vjet bashkë, e dinë familjet tuaja e ju nuk e keni zyrtarizuar fejesën apo nuk i keni dhënë “vulë” legjitimiteti dashurisë suaj! “Vula” është një përafrim i mëtejmë, por edhe një përgjegjësi më shumë në lidhjen tuaj.

Mendimi yt depresiv për ta dënuar vetveten është ideja më e keqe që mund ta bëni, por ti nuk je në udhë pa krye. Nuk je në shtëpinë pa derë, prej nga nuk ka dalje. Ke zgjidhje, meqë ai nuk ka hequr dorë prej teje.

Unë nuk shoh se ai po heq dorë, por ai po kërkon një siguri për ekzistencë, e pa ekzistencë ju nuk mund të bëni martesë.

Gabimi yt është se e ke ndërprerë fakultetin, por ky gabim ende nuk ka pikë në fund. Ti mund të rikthehesh në studime dhe ta aftësosh trurin për ta kryer obligimin. Asgjë nuk ke humbur, sepse je në moshë të mirë. Sidoqoftë, shoh bashkimin tuaj në fund të fundit…

MUND TË JU PËLQEJNË