Dhurata Ahmetaj ka qenë njëra ndër protagonistet që ka zgjuar gjithmonë kurreshtje dhe interesim.

Edhe pse nuk qëndroi shumë vite në skenë, për aq kohë sa ishte aktive, është pëlqyer mjaft shumë dhe ka sjellë projekte të dëgjuara dhe afatgjate, shkruan Kosovarja.

Tani, në këto vitet e fundit Dhuratën e kemi të përqendruar vetëm në jetën private, duke shëtitur nëpër vendet e botës e duke bërë lukse e qejfe të pafundme.

E, përderisa të gjithë e kanë pritur rikthimin e saj, ajo ka qenë larg këtyre pritjeve duke shijuar jetën e saj në maksimum.

Por, ani pse nga muzika është larguar, kjo nuk do të thotë qe është larguar edhe nga fotosesionet e pozat e saj.

Kjo sepse ajo së fundi u pa duke pozuar e duke nxjerrë në pah videot më të bukura në dritë.

A do të thotë kjo që po paralajmëron lndonjë rikthim, apo moment qejfi për fotosesione të tilla. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË