Reperi i njohur Majk dhe ish e dashura e tij Majlinda Zeka, ka kohë që jetojnë ndaras.

E që nga ajo kohë, lidhja e tyre u fol e përfol aq shumë nga njerëzit, shkruan “Kosovarja”

Pikërisht kjo lidhje, e bëri aq të njohur e të komentuar Majlindën, e që vazhdon në të njejtën mënyrë.

Ajo njihet për bukurinë e sharmin që ka në çdo imazh që ndanë me ndjekësit.

Majlinda pavarësisht “problemeve” që i pati me ish të dashurin , po e vazhdon jetën, madje shumë e lumtur përkrah djalit të saj Roan.

Por, ajo që na bie në sy kohëve të fundit, është pikërisht sjellja e Majkut në postimet e tij në Instagram.

Duket sikur dashuria ndaj Roanit e ka afruar shumë me Majlindën, duke bërë që të ‘harroj’ të kaluarën.

Ai në secilin postim të Majlindës, komenton fjalë të ëmbla, duke mos munguar edhe shprehjet e dashurisë.

Kujtojmë kohën kur Majku e akuzonte Majlindën se po e mban larg djalin e tij dhe se nuk e lë të takohet me të. Ndërsa Majlinda përgjigjej, se si fare nuk kujdeset ai për Roanin.

Sidoqoftë, akuzat ndaj njëri tjetrit , le të mbesin të kaluarën .

E rëndësishmja që Majku tanimë është shpeshë me djalin , tek poston dhe jo rrallë foto bashkë me të.

Sa njëri, sa tjetri shfaqin momente të këndshme me djalin e tyre që e duan shumë.

Janë imazhet e tyre që paraqesin momente të bukura që ata kalojnë bashkë me djalin.

Nga këto fakte, mund të supozojmë mundësinë e një rikthimi të tyre, për të jetuar sërish bashkë!

Mbetët të shihet, se a do të ‘arrijë’ Roan t’i bëj bashkë prindërit e tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË