Të gjithë i lani duart mirë gjatë pandemisë Covid-19, por sa pastroni thonjtë tuaj?

Një infermiere ka paralajmëruar se thonjtë e gjatë mund të jenë një nga përhapësit më të shpejtë të koronavirusit pasi mund të strehojnë mikrobe, baktere dhe madje edhe virusin nën të.

Punëtori shëndetësor australian shkroi se praktika më e mirë është t’i mbash thonjtë e shkurtër. Për të provuar nëse thonjtë tuaj janë mjaft të shkurtër, ajo tha se mund të shtypni majën e gishtit kundër lëkurës suaj.

Nëse mund të ndjeni thonjtë tuaj por jo mishin e gishtit, thonjtë janë shumë të gjatë dhe duhet të priten menjëherë.

Duke shkruar në Facebook, ajo tha: “Ndër të gjitha udhëzimet për larjen e duarve dhe sugjerimet argëtuese të këngës 20 sekondëshe, nuk kam parë askënd të shënojë se është e pamundur të lani duart siç duhet nëse thonjtë tuaj janë të gjata”.

Të keni thonj të gjatë është veçanërisht e rrezikshme nëse kafshoni rregullisht thonjtë tuaj që mund të futin virusin në gojë.

Shumë njerëz e komentuan postimin duke thënë se mbajtja e thonjve të shkurtër është praktikë standarde për profesionistët mjekësorë që janë rreth baktereve më shumë se të tjerët.

Përdoruesit e Facebook-ut ndanë këshilla të tjera gjithashtu duke thënë se mund të ketë mikrobe në pllakën e thonjve gjithashtu dhe i këshilluan të gjithë të mbajnë thonjtë e tyre të shkurtër dhe të pastër.

MUND TË JU PËLQEJNË