Ka kohë që zihem me të fejuarin. Rol të madh luan edhe familja e tij, meqë nuk më do më. Para një kohe nëna e të fejuarit tim i kishte bërë magji të birit, e besoj se m’ka bërë edhe mua, sepse nuk ka ditë që nuk fjalosemi!
“Lule”

Përgjigje:
Fjalosjet tuaja nuk janë, kryesisht, të ndërlidhura me magjitë e nënës së të fejuarit, por me të kaluarën tuaj dhe me faktin se mund të mos jeni për njëri-tjetrin.

E kaluara juaj mund të jetë irrituese për ndonjë storie që nxitë reagime dhe xhelozi, e që prej saj, pastaj, të kaloni në konfrontime dhe grindje. Nëse e di se nuk të do familja e tij, sugjerimi im është ta prishni fejesën dhe të orientohesh në fatin tënd të ri.

Vështirë është të bëni jetë bashkëshortore brenda një familjeje e cila nuk të do, përveç nëse keni mundësi të jetoni ndaras familjes.

MUND TË JU PËLQEJNË