Muaji i Ramazanit përveç kufizimit në ushqim ndalon edhe shumë gjëra të tjera për ata që agjërojnë.

Këshillat islame thonë se agjëruesit mes tjerash nuk guxonë të ndiejnë as epsh, apo edhe të eksitohen.

Por a lejohen përqafimet gjatë agjërimit ka treguar mes tjerash vet Imami i Xhamisë së Madhe në Ferizaj Mustafë Ahmeti.

“Lejohet që agjëruesi ta puthë gruan e tij dhe të luajë me të, edhe pse është agjërueshëm, nëse është i moshuar, kurse për të riun një gjë e tillë nuk është e preferuar”, ka bërë të ditur Ahmeti për Ballkani.info.

Ai tregon edhe arsyet pse nuk preferohet që një i ri të përqafohet nëse është agjërueshëm.

“Argument për këtë është rasti kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia kishte lejuar këtë një plaku, por nuk ia kishte lejuar një të riu”, shtoi Hoxha.

Po ashtu sipas Imamit Mustafë Ahmeti bashkëshortja e Muhamedit a.s Aishja r.a. thotë: “Profeti (alejhi selam)ka puthur gjatë agjërimit dhe ka qëndruar në intimitet, por ishte më i vetëpërmbajturi ndaj epshit të tij krahasuar me ju”.

MUND TË JU PËLQEJNË