Përshëndetje e nderuara dhe respektuara magjistare! Kemi menduar se jemi familje pa probleme dhe ajo çka kemi gabuar është që nuk të kemi shkruar më herët, aq më shumë kur t’i i ruan diskrecionet dhe shohim se i boton vetëm inicialet e jo edhe emrat.

Jemi një familje bashkë me nënën F. Vajzat G. dhe B. E kemi vëllanë me familje jashtë Kosovës.

Kemi kërkuar ndihmë në familje dhe rrethin familjar, por askush nuk na përfillë. Jemi të ndershme dhe kemi nevojë të ndihmohemi që të rehatohemi.

Vëllai, e që janë me vite jashtë, nuk i bën respekt as nënës, e lëre më neve.

Çka po ndodhë në shtëpinë tonë? A kemi magji?

“Familja e dëshpëruar”

Përgjigje:
Para së gjithash, është problemi se në Kosovë ka ndodhur një ndryshim flagrant socio-psikologjik pas lufte. Është etapë prej 20 vjetësh, që ka shkaktuar një tërmet sociologjik, e që ka disa përafrime me parimet e shteteve të BE-së.

Dhe, ajo frymë po vjen shpejt në Kosovë. Nëse fjalën e keni për fejesa, mos prisni t’ju vjen në derë mesiti në frymën e dikurshme dhe të kërkojë t’u bëjë ofertë.

Duhet familja të ketë mirëkuptim ndaj jush që të angazhoheni vetë që ta zgjidhni fatin tuaj.

Normalisht, mirë do të ishte që edhe në rrethana familjare të gjeni fatin tuaj përmes miqve dhe shokëve, por kjo po ndodhë më pak dhe në raste më të rralla.

Është e lejuar fetarisht dhe njerëzisht ta gjeni vetë fatin dhe të përgjigjeni ndaj vetvetes me atë që e siguroni.

Te ju zhgënjimi qëndron më shumë te vëllai, i cili është përkushtuar, kryesisht, në punët e veta familjare dhe nuk qanë kokën për ju!

Shëndeti i nënës, si e keni shpjeguar, se ndjen kokëdhembje dhe disa çrregullime të tjera, janë kryesisht probleme të natyrës stresuese dhe pak a shumë depresive.

Një nënë e krijuar në rrethana të saj nuk mund të pranojë të pajtohet me gjendjen aktuale, ku vajzat rreth të 30-ave të qëndrojnë akoma në shtëpi, kur mund t’i kishin fëmijët në shkollë.

Ajo mendon dhe sheh më larg se ju, e kjo është qasja e çdo nëne, e cila sa më afër moshës së pleqërisë, aq më e padurueshme bëhet.

Pra, nuk shoh se keni magji, por e keni humbur rrugën në rrethanat e reja sociale dhe ekonomike, ku ju mundoheni ta ruani jetën tradicionale në kohën e tashme, e ku rregullat e jetës kanë ndryshuar.

MUND TË JU PËLQEJNË