Janë me neve çdo vikend duke sjellë në ekranet tona disponim, humor dhe muzikë të shkëlqyer.

Është fjala për dy motrat shumë të njohura dhe të dashura për publikun tonë, Mihrije Brahën dhe Lorën, shkruan Kosovarja.

Dikur i bashkonte muzika dhe angazhimet e shumta që kishin në vend dhe diasporë, kurse tani është moderimi që e ka fuqizuar bashkimin e motrave më shumë se asnjëherë tjetër, shkruan Kosovarja.

Për Mihrien dhe Lorën  dijmë që përveç profesionit që tashmë drejtojnë, ato rëndësi maksimale i japin edhe dukjes dhe pamjes së jashtme, madje ndonjëherë i shohim edhe me veshje të njëjtë.

Pasi është kështu, motrat edhe sot vendosën që ta paraqiten kështu, duke zgjedhur fustanat më të bukur për trupin e tyre.

Siç e shihni, jo më kot kanë arritur në kulminacionin e thashethemeve, pasi që zotohen ende të jenë motrat më të bukura të showbizit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË