Nuk është rastёsi qё pёr ndarjet shkruhen kaq shumë, hite këngësh, libra të panumërt.

Nisur edhe natyra e secilit prej nesh, ndarja nga i dashuri të sjell një ndjenjë plogështie, vetmie dhe mbyllje nё vetvete. Po si e shikojnë atë të tjerët, shoqet e ngushta, që gjithmonë janë aty kur të duhen.

Nё fakt, gjithçka që thonë, as vetë nuk e besojnë, megjithatë shoqet e kanë gjithmonë një të mirë – të duan njësoj edhe pas ndarjes.

Nuk do tё gjejё mё mirё se ti. Pas njё ndarjeje, sado e bukur qё tё jetё ajo qё ai do tё zgjedhё, ty nuk do tё hyjё aspak nё sy. Ndaj pas inatosjes sё parё, ti do tё vazhdosh tё jesh e mёrzitur derisa njё ditё tё kuptosh se nuk ia vlen mё. Pavarёsisht atyre qё tё thonё tё tjerёt.

Do gjёsh mё tё mirё. As kësaj asnjёherё nuk i dihet. Megjithatё, pёr tё gjetur njё tjetёr nuk ёshtё shumё e vёshtirё. Ideja ёshtё qё pёr momentin ai pёr ty ёshtё i vetmi mashkull nё botё dhe ti nuk dёshiron tё mendosh pёr asnjё tjetёr.

Mё vonё do i kujtosh tё gjitha kёto dhe do qeshёsh. Kёtё ta urojnё të gjithë. Vёrtet. Por mos mendo se diçka e tillё do tё ndodhё shumё shpejt. Pas njё lidhjeje janё tё shumta ato qё mbeten pezull, derisa tё vijё dita qё tё jenё larguar nga jeta jote pёrgjithmonё. Vetёm nё rast se vjen Leonardo DiCaprio gjysmё i zhveshur dhe i ulur nё gjunjë dhe tё thotё se je gruaja e jetёs sё tij. Po, nё kёtё rast edhe Penelopa, besnikja mё e madhe, do ta harronte Odisenё nё sekondё.

Eh, sikur tё isha në moshën moshёn tёnde, çdo ditё me tё ndryshёm do tё dilja. Kёtё do ta dёgjosh, me siguri, nga mami ose nga tezet. Por kush e mendon kёtё, kur mund tё kesh vetёm dikё pёr tё ndarё çdo moment, nga shёtitjet dorё pёr dore deri nё zgjidhjen e problemeve mё tё mёdha. Ndaj mami dhe tezja bёjnё mirё t’ia thonё ndonjё tjetri kёto “batuta”.

Ёshtё koha tё shijosh lirinё. Kur njё lidhje ka zgjatur mё shumё se tre vite, ёshtё e vёrtetё qё nё disa raste mund tё tё ketё munguar jeta single. Por duhet tё dish edhe diçka tjetёr. Femrat qё janё të vetme nuk dalin çdo natё dhe nuk bёjnё seks me kё iu del pёrpara, nё pёrgjithësi nuk bёjnё seks.

Do tё pendohet. Me siguri të plotë, ai nuk do tё bёhet pishman. Kur arrin nё fazёn e ndarjes, ёshtё shumё e vёshtirё qё njё batutё si kjo tё tё ndryshojё mendim. Sepse nё tё pёrfshihen edhe tё gjitha ato situata nё tё cilat ti e ke vёnё veten pas ndarjes. Sidomos kur ke kaluar tё 25-at aq mё shumё vёshtirёsohen gjёrat. Ështё shumё e vёshtirё tё pendohet, pёrveç rastit nёse nuk gjen diçka tjetёr mё tё mirё brenda njё kohe tё shkurtёr, ose faktit qё mund tё ketё pasur vёrtet njё arsye serioze pёr kёtё vendim.

MUND TË JU PËLQEJNË