Sipërfaqe të ndryshme të tokës përmbajnë mikrobe të shumëllojshme. Por edhe vetë ushqimet nuk janë të siguruara nga kjo anë. Ka persona që nuk shohin asnjë problem në konsumimin e një produkti që ka rënë në tokë.

Studiuesit theksojnë se lloje të ndryshme ushqimesh i përthithin mikrobet në mënyra të ndryshme. Duhet të dini se disa persona besojnë tek ‘rregulli i pesë sekondave’ që do të thotë se nëse e merrni ushqimin nga toka pa mbushur 5 sekonda nga rënia nuk ka problem që të konsumohet.

Studiuesit thonë se kjo varet edhe nga sipërfaqet ku bie ushqimi. Nëse ushqimi bie në tapet nuk do të ketë shumë problem në krahasim me sipërfaqet e drurit shkruan who.

Gjithsesi çfarëdo që të ndodh me ushqimin, bie apo jo në tokë, konsumimi i tij është thjesht çështje personale. Megjithatë mundësia që trupi të reagojë keq ndaj mikrobeve që merren nga toka është shumë e madhe.

MUND TË JU PËLQEJNË