Studimet e fundit tregojnë se koha kur zgjidhni të bëni dushin vjen në përfitime të ndryshme për organizmin por dermatologët bien dakord që mbrëmja është koha ideale për të bërë dush .

Nëse krijimtaria dhe produktiviteti në punë lidhet ngushtë me dushin e mëngjesit, duhet të dini se nga dushi i mbrëmjes do të përfitonit më shumë.

Sipas dermatologut Samer Jaber, larja e trupit pak para se të flemë është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës – veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe të verës. Nëse laheni në mbrëmje ju do të eliminoni yndyrën e tepërt nga lëkura duke e lënë ata të butë dhe të hidratuar.

Lëkura me puçrra apo akne ka nevojë gjithashtu për dushin e mbrëmjes. Dermatologia Carolyn Jacob vë në dukje se dushi i natës ndihmon poret e fytyrës të qetësohen duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të puçrrave ose përkeqësimin e puçrrave ekzistuese.

Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit gjithashtu kanë treguar se dushi gjatë natës mund t’ju ndihmojë të flini pasi relakson muskujt.

MUND TË JU PËLQEJNË