Nëse një gjë e tillë konkretizohet atëherë pa dyshim se ky do ishte një hit veror.

Në bazë të një video që është duke qarkulluar në rrjetin social Instagram, kanë lindur dyshimet e para për një bashkëpunim mes Era Istrefit dhe Noizyt.

Reperi nga Shqipëria dhe këngëtarja nga Prishtina janë parë së bashku në një studio muzikore gjë që tregon dyshja janë duke punuar për një projekt.

Videoja është ndarë në Instagram nga një faqe e fansave të reperit, dhe nëse ky bashkëpunim finalizohet padyshim se do ishte një nga hitet më të dëgjuara të kësaj vere. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË