Është shndërruar në një nga zërat më të pëlqyer të kohës, ka dëshmuar që ajo këndon si askush tjetër, se është shumë origjinale dhe nuk mund të krahasohet. Albina Kelmendi, tashmë e ka vendin e saj të merituar në skenën muzikore shqiptare.

A e dini që Albina Kelmendi është pejane?

“Kam lindur dhe jam rritur në Pejë dhe normalisht që më merrë malli për vendin tim. Por duhet t’i ndjekim rrugët e mira të cilat na ofrohen në jetë për të arritur atë që duam, unë asnjëherë nuk e harroj vendlindjen time dhe do vazhdoj ta vizitoj sa herë te kem mundësi”, ka thënë Albina për “Kosovaren”.

Në fakt, Albina duket bash Pejane, bash nga qyteti që mendohet ti ketë femrat më të bukura në vend.

Albinen e pyetem se nëse i duhet të zgjedh mes karrierës dhe dashurisë, nga cila do hiqte dorë dhe ajo u përgjigj kështu: Shpresoj te mos vijë ajo ditë të përballem mes kësaj. Pasi që duhet të jap një përgjigjej se cilën do e zgjidhja, pa dyshim që është karriera”.

MUND TË JU PËLQEJNË