Nexhat Osmani është një këngëtar i suksesshëm i cili ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore.

Ai njëherish është edhe vëllai i këngëtares së njohur Remzie Osmanit me të cilën kanë duete të shumta bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private, ai gëzon një jetë të lumtur bashkëshortore me gruan e tij Xhevahiren dhe tre fëmijët e tyre.

Jo rrallë çifti janë pjesë e mediave rozë, të cilët janë aktiv në rrjetet sociale ku publikojnë aktivitetet familjare.

Xhevahirja jo rrallë shfaqet tejet elegante me fustane të shkurtër ku merr komente të shumta nga ndjekësit.

Duket se Nexhati nuk është nga ata tipat xheloz pasiqë bashkëshortja e tij e ka komoditetin të zgjedhë çfarë të dojë për të veshur pa marrë kritika.

Së fundi krah njëri tjetrit çifti kanë ndarë një foto të bukur bashkë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË