Ajo është modele, aktore, këngëtare… Ajo sot është ndër emrat më të dashur për publikun, e cila ka dekada që ka bërë për vete shumë njerëz anë e mbanë trojeve shqiptare.

Fjala është për modelen dhe aktoren e njohur kosovare, Diellza Kolgecin. Me bukurinë natyrale dhe stilin e veçantë, Diellza përherë, qoftë si aktore, modele apo edhe si këngëtare ka qenë e suksesshme

Diellza ishte zgjedhur Miss Kosova në vitin 1996, e cilësuar një prej femrave më të bukura shqiptare. E bukurinë Diellza duket që e ka që nga lindja, pasiqë edhe e vogël ajo ka qenë shumë e ëmbël dhe simpatike.

Kjo shihet nga një imazh, të cilin ish-Miss Kosova e ka publikuar së fundmi në storie për miqtë e saj të shumtë në facebook.

Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova.

Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele, atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”.

Përveç këtyre, Diellza qe disa vite ka organizuar evenimentin tashmë tradicional, “Ballon shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.

MUND TË JU PËLQEJNË