Kim Kardashian tashmë edhe pse nënë e katër fëmijëve, vazhdon të jetë në qendër të të gjithëve kur bie fjala për format trupore.

Ajo cilësohet si një nga femra me format më të bollshe në Hollywood.

Mirëpo, ylli i “Keeping Up With Kardashians” numëron një sërë ndërhyrjesh kirurgjike, ku kjo duket qartë po të shohim fotografi nga e kaluara e saj.

Në Instagram, Kim Kardashian ka uruar një nga kushërirat e saj për ditëlindje, me një foto të rrallë, para shumë vitesh, atëherë ku nuk kishte asnjë operacion, e që po duket krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë është sot.

Kohëve të fundit u përfol se ajo për MetGala 2018, kishte hequr dhe brinjët për të veshur fustanin, mirëpo ajo hodhi poshtë një gjë të tillë. Madje ajo zbuloi se pasi e kishte hequr fustanin, trupi i saj ishte i gjithi me shenja të mavijosura.

MUND TË JU PËLQEJNË