Një takim sekret po thuhet se ka ndodhur mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti

I pari që deklaroi për këtë takim ishte lideri i Nisma’s, Fatmir Limaj, i cili tha se Thaçi dhe Kurti janë takuar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pas Limajt, ishte publicisti dhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu që deklaroi se Thaçi dhe Kurti janë takuar dy herë mes vete, në një takim privat dhe larg publikut dhe medieve vendore, ai ka thënë se për këtë duhet të flas vet lideri i VV’së, Albin Kurti dhe të shpjegon arsyet e takimit.

E për këtë çështje ka folur sot zyrtarisht nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili tha se takime private mes tyre nuk ka pasur përpos ati të 6 janarit.

Bislimi tha se Thaçi e Kurti kanë mundur të qëndrojnë një ambient të njëjtë, por vetëm ata dy në një takim larg publikut nuk është e mundur.

“Ka pasur raste që këta kanë qenë në një ambient të njëjtë, por nuk ka pasur asnjë rast që këta kanë qenë në një takim privat, vetëm këta dy (Thaçi dhe Kurti)”, tha Bislimi.

Kujtojmë se Thaçi dhe Kurti janë takuar edhe zyrtarisht me 6 janar të 2020, takim ky që ishte i pari zyrtar mes dy liderëve, por takim ky shumë dëshpërues pas nuk ka nxjerr rezultate në caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË