Dashuria fillon e mbaron shpesh në gjestet e vogla. Një mesazh, një trëndafil, një kartolinë.

Ka mënyra e mënyra për të shprehur dashurinë por ajo më e guximshmja është ta gdhendësh në trup “përgjithmonë”, me një tatuazh. Po aq të guximshëm janë treguar edhe VIP-at shqiptarë. Në emër të dashurisë ata kanë gdhendur simbole, emra apo portrete në trupat e tyre.

Por gojëdhënat thonë se çiftet që bëjnë tatuazhe, ndahen dhe me sa duket nuk është aq e pavërtetë. Më poshtë ju njohim me 8 VIP-at e showbizzit shqiptarë që janë ndarë pasi kanë bërë tatuazh dedikuar dashurisë, disa prej tyre janë edhe prindër.

Rasti më i fundit është historia e shumë përfolur e Nora Istrefit me Robert Berishën. Pas një historie 13-vjeçare dashurie të kurorëzuar edhe në martesë, çifti u nda. Ata janë prindër të një vajze që mban emrin Renee. Përveç fëmijës, është edhe tatuazhi në krahun e Robertit me emrin e Norës që do t’i mbajë të bashkuar përsa kohë ai të vendosë ta mbulojë ose ta heqë me lazer.

Jonida Maliqi është një fanse e tatuazheve dhe këtë e kemi vënë re teksa nga një gjysmë diell i vogël në kyçin e dorës, u shtuan edhe të tjerë me rradhë. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj kanë shkruar emrat e njëri-tjetrit në gishtin e unazës. Por tashmë të divorcuar dhe prindër të një djali, Jonida e fsheh më së miri tatuazhin me një unazë të madhe. Ndoshta ai tatuazh nuk ekziston më…

Adrola Dushi dhe Adis Patushi kanë patur të dy bashkë një tatuazh në formën e rreth-it që plotësohej kur bashkonin duart. Sot, ata janë të ndarë dhe kanë një djalë që mban emrin Troi.

Reperi Noizy ka guxuar më shumë prej të gjithëve. Ai ka bërë tatuazh në krahun e tij protretin e mamasë së vajzës me të cilën ka patur një histori dashurie në moshë shumë të re. Ai ka tentuar ta heqë tatuazhin me lazer megjithatë duket se i ka rënë më shkurt duke e mbuluar me një tatuazh të ri, një mikrofon dhe një kurorë.

Jo pak guxim pati edhe Morena Taraku me partnerin e saj iranian të cilët vetëm në pak javë lidhje, bënë tatuazh në krahë emrat e njëri-tjetrit.

Dafina Zeqiri duket se dedikimin më të madh të dashurisë ia ka bërë Krenar Çoçajt me anë gërmës së parë të ish-partnerit të saj. Këngëtarja simpatike ka tentuar ta mbulojë me një tatuazh të ri por siç mund ta dalloni edhe nga fotot, gërma “K” është mjaft e dukshme.

Sot, Adelina Tahiri është e martuar dhe nënë e një djali. Por para 5 vitesh ajo kishte një histori tjetër dashurie. Ish-partneri i saj gdhendi në krahun e tij, emrin e këngëtares. Sot ata nuk janë bashkë dhe nuk e dimë se ç’ka ndodhur me tatuazhin.

Nëse e mbani mend ende Xhenin e Big Brother dhe Bernardin, ata nuk janë më bashkë. Pas tatuazhit që Xheni i dedikoi Bernardit ku shkruante: “Ti për mua, unë për ty”, çifti nuk janë më bashkë ndërsa tatuazhi vazhdon ende aty.

Sado që është një gojëdhënë, ndoshta mund t’i kurseni vetes një tatuazh dhe t’ia shprehni dashurinë partnerit me një përqafim. Fundja dashuria duket në gjërat e vogla. /Kids’Time.al

MUND TË JU PËLQEJNË