Gjatë një hulumtimi të bërë në fillim të vitit të kaluar, institucioni i Avokatit të Popullit ka identifikuar se shumë nga lypsarët që janë në rrugët e Kosovës, vijnë nga Shqipëria?

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka identifikuar raste kur vetë prindërit detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë ose kryejnë punë të tjera të ndaluara.

Por, dihet se shumë shtetats të Shqipërisë, që kërkojnë lëmoshë rrugëve të Prishtinës, por edhe qyteteve të tjera të Kosovës, gjithashtu kanë tutor, të cilët u marrin gjithë paratë e mbledhura gjatë ditës dhe në fund i paguajnë nga një rrogë shumë simbolike, shkruan “Kosovarja”.

Në përgjithësi, këta lypsarë me pagesë, kanë marrë banesa me qira në Fushë Kosovë. Pra, gjatë tërë ditës kërkojnë para rrugëve të kryeqytetit, e në mbrëmje flenë në Fushë Kosovë.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË