Sipas një studimi, rreth 12% e çifteve qëndrojnë bashkë për më shumë se 20 vjet.

Ata që mbajnë një marrëdhënie afatgjatë, kanë nivele aktiviteti të trurit të ngjashëm me atë që bie rishtas në dashuri. Kjo do të thotë se dashuria e qetë është përgjigjja për një marrëdhënie të lumtur.

Këto janë disa arsye që vërtetojnë se dashuria e qetë është më e mira.

1. Dashuria e qetë nuk është një sinonim i fjetjes

Studiuesi Aaron Ben-Zeév përshkroi marrëdhëniet e qeta pa elementë negativë, siç janë konfrontimet e ashpra, xhelozia dhe ankthi. Kjo nuk do të thotë që zhvillimi juaj si çift ndalet ose nuk ka emocione. Dashuria e qetë do të thotë ndjenjë më e sigurt dhe më e rehatshme.

2. Dashuria e qetë do të thotë një mjedis i sigurt

Studiuesi Art Aron vërtetoi se çiftet që kishin një periudhë të gjatë bashkë, janë ata që kanë nivele të larta të afërsisë romantike në mënyrë të qetë. Ata janë mësuar të mos shkelin kufijtë e njëri-tjetrit, të mos humbasin durimin, të përmbahen nga kritika dhe gjykimi dhe të krijojnë një mjedis të sigurt dashurie.

3. Dashuria e qetë është e pamundur pa besim

Dashuria e qetë ndërtohet mbi besim dhe siguri. Me pak fjalë, ju duhet të mos lëndoni njëri-tjetrin. Pa besim, transparencë, mbështetje emocionale, mirëkuptim, respekt, nuk mund të jeni kurrë të qetë ose të ndiheni vërtet të sigurt e të dashur.

4. Dashuria e qetë është akoma romantike

Duhen kuptuar ndryshimet mes dashurisë intensive dhe të thellë. Gjëja e parë është pasioni dhe dëshira e menjëhershme. Kjo është e shkurtër dhe nuk ka zhvillim. ndërsa dashuria e thellë, është një përvojë e vazhdueshme, që përfshin zhvillim të qëndrueshëm dhe një marrëdhënie të shëndetshme.

MUND TË JU PËLQEJNË